Sokol Bebja goditet në fund të takimit

Një tjetër rast dhune në futbollin shqiptar. Arbitri i ndeshjes Shkumbini – Dinamo, Sokol Bebja është goditur nga tifozët në përfundim të sfidës së luajtur të shtunën në Peqin. Kryesori i takimit është nxjerrë me vështirësi nga fusha, i shoqëruar nga forcat e sigurisë.

Federata Shqiptare e Futbollit reagoi duke e quajtur një akt vandal këtë ngjarje dhe kërkuar zbatimin e ligjit që dënon agresorët me burgim nga 1 deri në 3 vite.

Nga ana tjetër Komisioni i Disiplinës pritet të marrë masa për këtë rast. Ekipi i Shkumbinit që po lufton për qëndrimin në kategorinë e parë rrezikon shumë.

Tv Klan