Një avokat në qytetin e Vlorës është dhunuar dhe goditur nga persona të paidentifikuar.

Avokati me iniciale K.C. ka bërë kallëzim në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, ku ka deklaruar se është goditur me grushte nga dy persona të paidentifikuar në rrugën “Petoshati” të qytetit bregdetar.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të detyrës. Pas kallëzimit të bërë nga ana e avokatit mëngjesin e sotëm, policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe për të identifikuar dhe arrestuar autorët. /tvklan.al