Gazetari i emisionit investigativ “Stop” Genci Angjellari 33 vjeç është dhunuar fizikisht nga një qytetare në fshatin Stërmas të qytetit të Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme teksa gazetari i emisionit “Stop” ishte në detyre dhe po trajtonte një temë. Policia zyrtarisht njofton se ai u dhunua nga 42-vjeçarja me iniciale M.T, e cila është shpallur në kërkim.

Në lidhje me këtë ngjarje, stafi drejtues i emisionit “Stop” ditën e hënë do të bëjë publik skandalin të cilin investigonte gazetari Angjellari. /

tvklan.al