Dhunohet brutalisht gazetari serb Stefan Cvetkoviç, i cili ishte pjesë e një grupi investigativ që po hetonte vrasjen e mistershme të liderit të serbëve të Kosovës Oliver Ivanoviç.

Gazetari u godit me sende të forta mbrëmjen e së hënës në Beograd. Policia serbe njoftoi se ka arrestuar një 39-vjeçar, i dyshuar si agresori i mundshëm i Cvetkoviçit.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari denoncoi dhunën.

“Mua mund të më vrisni, por të vërtetën jo”

, shkruan Cvetkoviç në Facebook.

Stefan Cvetkoviç ka dëshmuar në organet hetimore në Kosovës për vrasjen e Oliver Ivanoviçit, çka e ka bërë atë shënjestër të organizatorëve të eliminimit politik të muajit janar në Mitrovicë.

Ky nuk është sulmi i vetëm ndaj gazetarit serb. Cvetkoviç u rrëmbye nga persona të paidentifikuar disa javë më parë. Fillimisht u mendua për eliminim të tij, por pas disa ditësh gazetari u gjet shëndoshë.

Tv Klan