Një incident i rëndë dhune ndaj medias është shënuar mbrëmjen e kësaj të shtune në protestën e opozitës. Grupi i xhirimit të ABC News, është sulmuar dhe dhunuar fizikisht.

Kanë qenë të paktën 5 persona të maskuar të cilët kanë sulmuar kameramanin e ABC News, duke i dëmtuar kameran e më pas duke e dhunuar atë fizikisht.

“Ishin protestues të maskuar, ishin 5 veta me maska të cilët pasi hodhën disa bomba molotov në drejtim të selisë së Parlamentit, u drejtuan fillimisht drejt operatorit tonë, por më pas dëmtuan edhe disa kamera të tjera. Por duhet theksuar se sulmi ishte i drejtpërdrejtë, ishte një sulm fizik, ku pikësëpari është me rëndësi jeta e më pas pajisjes elektronike, që tashmë janë të dëmtuara”.

“Na u desh për pak çaste të largoheshin sepse ishte e pamundur që t’i përballonim furitë e tyre të njëpasnjëshme. Nuk e kam kuptuar edhe këtë irritim që patën ndaj medias, sidomos kur ishim duke pasqyruar live çdo çast nga Kryeministria në drejtim të selisë së Parlamentit”, tha gazetari i ABC News, Andi Qosja, në një lidhje telefonike në studio.

/tvklan.al