Ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia arreston autorin

Një person përfundoi në spital në Tiranë pasi u dhunua me sende të forta nga një 37-vjeçar. Në një informacion zyrtar për mediat, Policia e Tiranës njoftoi këtë të martë arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje me iniciale A.SH.

Konflikti, pas së cilit policia thotë se fshihen motivet e dobëta, ndodhi në rrugën “Kont Urani”. I plagosuri u dërgua në spital, ku dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë ndalimin e shtetasit A. Sh., 37 vjeç, pasi  në rrugën “Kont Urani”, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, në gjëndje të rëndë shëndetësore”, thotë policia në njoftimin e saj për mediat./tvklan.al