Persona edhe të paidentifikuar dhe për shkaqe momentalisht të panjohura, dhunuan me sende të forta Llej Likën mbrëmjen e kësaj të enjteje.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:15, në Sanxhak të Kurbinit. Sipas policia, Lika mori dëmtime të rënda, ndaj dhe u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Me të shkuar në vendngjarje autoritetet policore shoqëruan disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërsa vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt./tvklan.al