Dhunohet mjeku në Gramsh, policia identifikon autorët


Dhunohet mjeku në Gramsh, policia identifikon autorët

13:59 02/12/2022

Një mjek, 60-vjeçar është dhunuar nga dy persona. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 30 Nëntor. Mjeku është dërguar nga familjarët në spitalin e Gramshit pasi ka marrë dëmtime në fytyrë.

Po ashtu është konstatuar se ai vuante nga problemet me hipertensionin. Policia thotë se ka identifikuar dy autorët e dyshuar dhe ka referuar materialet në prokurori.

Megjithatë për shkak të konfidencialitetit të hetimeve që po kryhen, policia nuk bën të ditura të dhëna të tjera./tvklan.al









Të ngjashme