Një mjek në spitalin e Lezhës është dhunuar me mjete të forta. Dermatologu Zef Doda ka marrë plagë të shumta pas dhunës së ushtruar nga një pacient, brenda ambienteve të spitalit.

Pas kësaj mjeku është  trasportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar. Ndërkohë policia ka identifikuar agresorin, i cili është një 22-vjeçar që tashmë është shpallur në kërkim.

Informacioni paraprak i Policisë së Lezhës:

Sot, rreth orës 12:30, tek poliklinika e Spitalit Rajonal në Lezhë, shtetasi E.Ll. vjeç 24 , për shkak të detyres ka goditur fizikisht një mjek i cili është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të situates si dhe vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorit E.Ll. i cili është shpallur në kërkim.

Tv Klan