Daniele Piervincenzi, gazetari i televizionit publik italian Rai dhunohet nga pjesëtarët e bandave të shpërndarësve të drogës.

Piervincenzi dhe grupi i xhirimit ndodheshin mes një blloku pallatesh në periferi të Peskarës për të kryer një reportazh investigativ mbi trafikimin e lëndëve narkotike në lagjen Ater, e konsideruar si kryeqendra e shpërndarjes së drogës për qytetin dhe gjithë rajonin e Abrucos.

Pre e dhunës së eksponentëve të botës së krimit, Piervincenzi ra edhe në Nëntor të 2017-s, kur u godit nga Roberto Spada, vëllai i një bosi mafioz në periferi të Romës, i cili i theu hundën.

Një vit më parë, një tjetër gazetare e Rait, Mariagrancia Maxola u godit me shuplakë nga bashkëshortja e një bosi droge në Bari.

Tv Klan