Tension në Spitalin e Vlorës mes familjarëve të një pacienti dhe mjekëve. Të afërmit janë irrituar pas vdekjes së 35-vjeçarit Arbër Ferati.

Sipas policisë, ky i fundit ishte duke punuar me autokombajnë në fshatin Tragjas dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.  

35-vjeçari u transportua me ambulancë në Spitalin e Vlorës, ndërsa këto janë momentet kur ai mbërrin në ambientet e spitalit.

Të afërmit kërkojnë që të hyjnë brenda spitalit ndërsa përplasen edhe me punonjësin e sigurisë.

Familjarët prentendojnë se të afërmit të tyre nuk i është dhënë ndihma e parë në kohë ndërsa sipas policisë 35-vjecari ka ndërruar jetë pas dërgimit në spital.

Klan News