Britani- Një i mitur është dënuar me vetëm 20 Paund, pasi dhunoi një 52-vjeçare dhe këtë shumë do e paguajë pasi të ketë bërë 18 vjeç.

Djali, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka hyrë në shtëpinë e Wendy Feast në Blackburn, Lancashire për ta grabitur dhe pasi ajo e pikasi, ai e qëlloi disa herë me një dërrasë duke i shkaktuar plagë të shumta në trup.

Zonja Feast u gjet në shtëpinë e saj pa ndjenja nga vajza e saj Lindsey,  dhe e dërgoi menjëherë nënën e saj në spital.

52-vjeçarja u shokua kur mori vesh se i mituri ishte dënuar me vetëm 20 Paund si dhe 36 orë shërbimi në komunitet. Ajo tha se ky ishte një dënim aspak i drejtë dhe ky person duhet të dënohej për tentative vrasje,-

“ky dënimi është një shaka e vërtetë”,

është shprehur ajo./tvklan.al