Një shqiptar 25 vjeç është arrestuar nga policia në Itali. Mediat vendase bëjnë me dije se shqiptari është arrestuar në flagrancë.

Një vajzë, e cila punonte si prostitutë kishte denoncuar në polici se ajo ishte ftuar në një makinë nga shqiptari për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

Por në fund i riu me origjinë shqiptare në vend që të paguante, sulmoi gruan dhe e shtyu atë dhe qëlloi në fytyrë. Më pas i mori një çantë që ajo e kishte me vete dhe i vodhi 100 Euro.

Bazuar në përshkrimin që i kishte bërë vajza, policia arriti që të kapte ne qendër të qytetit Monticelli, 25-vjeçarin. Ai u përgjua deri sa shkoi në banesën e tij dhe më pas u prangos.

Pas një kontrolli që u zhvillua në banesën e tij, policia arriti që të gjente 100 Eurot e vjedhura nga çanta e të resë.

Tashmë shqiptari është në burg, ndërsa policia i ka kthyer sendet e vjedhura vajzës e cila punonte si prostitutë./tvklan.al