Një 30 vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ka dhuanur një efektiv policie. Blutë e Tiranës sqarojnë se incidenti ka ndodhur në rrugën “5 maji”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. M., 30 vjeç, pasi në rrugën “5 Maji”, ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore, i cili mori ndihmë mjekësore në spital”, njofton policia.

Po ashtu në 24 orët e fundit në Tiranë janë kryer dhe disa arrestime të tjera.

Forcat e posaçme “Shqiponjat” kanë bërë arrestimin në flagrancë të Xh. G., 20 vjeç dhe K. D., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kanë gjetur një armë të ftohtë dhe një sasi me lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me 2 aparate celularë.

Në pranga ka rënë dhe E. H., 41 vjeç, pasi ka tentuar të djegë me lëndë djegëse pemën e Vitit të Ri. Është arrestuar dhe një shofer që drejtonte mjetin në gjendje të dehur./tvklan.al