Policia e qytetit të Fierit ka vënë në pranga një 48-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Ardian Bana, banues në Boçovë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike në prezencë të fëmijëve të mitur ndaj bashkëshortes së tij,  L.B, 36 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

/tvklan.al