Vihet në pranga një 58-vjeçar dhe shpallet në kërkim djali i tij. Burime nga policia e Tiranës kanë bërë me dije se shtetasi me inicialet  P. S., pas një konflikti pronësie me të vëllanë, ka dhunuar fizikisht mbesën e tij.

Policia ka shpallur në kërkim djalin e 58-vjeçarit, shtetasi me inicialet E. S., banues në fshatin Maknor në Pezë, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së xhaxhait të tij, duke i dëmtuar xhamat.

Në fshatin Maknor ky shtetas është konfliktuar për motive pronësie me vëllain e tij, shtetasin Xh. S., dhe gjatë konfliktit ka dhunuar fizikisht mbesën e tij (vajzën e shtetasit Xh. S.) duke i shkaktuar lëndime në trup”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, ndërsa mbi at e bir rëndojnë akuzat për “Dhunë në familje”, “Shkatërrim prone”, “Kanosje”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”. /Tvklan.al