Një 57-vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Sarandës, pasi akuzohet se ka dhunuar nënën e tij.

Në një njoftim për mediat, blutë e Sarandës bëjnë me dije se F.M. 57 vjeç ishte shpallur në kërkim para disa orësh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë ndalur shtetasin: F.M., 57 vjeç, banues në Sarandë”, njofton Policia.

Prangosja e tij u bë pasi në datën 11 Tetor, ka ushtruar dhunë fizike si dhe ka thyer urdhrin e mbrojtjes, ndaj nënës se tij./tvklan.al