Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Bulqizë, pasi ka dhunuar dhe ka kërcënuar disa efektivë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur teksa një patrullë kishte ndaluar një makinë, në të cilën udhëtonin tre persona por që nuk kishin mjet identifikimi me vete.

Ata janë shoqëruar në komisariat për verifikim, “por 29-vjeçari R. P., gjatë momentit të shoqërimit ka kanosur e kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë si dhe i ka shkaktuar dëmtime fizike njërit prej tyre“.

Tashmë 29 vjeçari banues në Bulqizë, që është person me precedent të mëparshëm penal pasi është dënuar për vjedhje është arrestuar.

Ai akuzohet për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kanosje për shkak të detyrës”./tvklan.al