Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve dhe të fejuarës së tij. Mësohet se i riu ka kërcënuar edhe punonjësit e policisë.

Uniformat blu të kryeqytetit kanë bërë të mundur arrestimin edhe të katër personave të tjerë. 26-vjeçari S.A. dhe 39-vjeçari G.B. u arrestuan pasi ishin të shpallur në kërkim.

I pari kërkohej për kultivim bimësh narkotike, ndërsa tjetri është dënuar me dy muaj burg për drejtim automjeti në mënyrë të parregullt.

Ndërkohë në Mëzez është vënë në pranga një 49-vjeçar pasi është kapur duke vjedhur një banesë.

Në pranga ka rënë edhe drejtuesi i mjetit i përfshirë në aksidentin e djeshëm në rrugën Vorë-Rinas. Nga kjo ngjarje humbi jetën një 50-vjeçar, i cili drejtonte një motor. /tvklan.al