Policia e Elbasanit ka ndaluar një 40-vjeçar pasi ka goditur me grushte një 70-vjeçarja. Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 14 Shkurt në një shkollë 9-vjeçare, aty ku i lënduari punonte si roje. Policia thotë se 40-vjeçari u ndalua pas urdhrit të Prokurorisë së Elbasanit.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Elbasan ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Elbasanit, për ndalimin e shtetasit D. K., 40 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi më datë 14.02.2024, për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 70-vjeçar, rojë në një shkollë 9-vjeçare”, njoftoi policia. 

Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje./tvklan.al