Mbrojtësi gjobitet me 1.8 milionë Euro

Sulmi ndaj ish-të dashurës së tij për shkak të një konflikti të lojës me letra i ka kushtuar shumë futbollistit gjerman, Jerome Boateng. Në gjyqin e mbajtur në Mynih, gjykata ka shpallur fajtor dhe është urdhëruar të paguajë një gjobë prej 1.8 milionë euro.

Edhe pse fillimisht e kishte mohuar akuzën për dhunën ndaj nënës së dy vajzave të tij binjake, dëshmitë në gjykatë ishin ato që vendosen kundër futbollistit të Lionit.

Boateng rrezikonte deri në 5 vite burg, por kundrejt një sigurie financiare, ganezi i me kombësi gjermane shmangu prangat. Ngjarja ndodhi në Karaibe në korrik 2018.

Boateng u vu sërish në qendër të kritikave në shkurtin e këtij viti, për shkak se ish e dashura e tij, modelja 25-vjeçare, Kasia Lenhardt u gjet pa jetë në një apartament në Berlin pas divorcit me lojtarin.

Klan News