Një 19-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit pasi ka dhunuar një fëmijë të mitur.

Në pranga ka rënë E.R., i cili dhunoi 13-vjeçarin Sh.M. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Strum të Roskovecit.

Si pasojë e goditjeve, 13-vjeçari ka pësuar dëmtime në kokë. Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.  /tvklan.al