Një person është arrestuar nga policia e qytetit të Fierit, pasi akuzohet per dhunë në familje. Në pranga ka rënë Krenar Qalliaj, 46 vjeç, banues në Lalar, Fier.

46 vjeçari u arrestua, pasi në banesën e tij në fshatin Lalar, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, 52 vjeçarit me  L.Qallia,j banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

/tvklan.al