Klosi dënon incidentin në Porto Palermo

Pronar i një restoranti në Porto Palermo, i cili një ditë më parë dhunoi dhe kanosi një grup turistësh spanjollë që nuk preferuan të drekojnë në lokalin e tij u vu në pranga nga policia e Sarandës. 

Në bisedën me vetë turistët, ministri i Turizmit, Blendi Klosi kërkoi ndjesë për incidentin.

Blendi Klosi: Autoritetet vepruan menjëherë dhe personi u arrestua.. Jemi këtu për të shprehur të gjithë indinjatën tonë për aktin shumë të dënueshëm që ndodhi, por po ashtu për të siguruar jo vetëm familjen Galdon por të gjitha familjet e tjera në Shqipëri që do të gjejnë një mikpritje fantastike, do të gjejnë njerëz që u buzëqeshin, njerëz të cilët u ofrojnë atyre mikpritjen dhe natyrisht kujtimet më të mira nga vendi ynë.

Edhe pse situata e kaluar një ditë më parë ishte e sikletshme familja spanjolle, vlerësoi gadishmërinë e policisë për ndërhyrjen dhe siguruan se do të kthehen sërish në Shqipëri për ta njohur atë më mirë.

 “Ne do të kthehemi përsëri për ta njohur më mirë vendin.  Njohim shumë njerëz të mirë këtu mes tyre edhe shoferi dhe guida tonë që bënë çmos për të na shpëtuar. Faleminderit guidës, faleminderit qeverisë që u kujdes për ne”.

Veç turistëve 51- vjeçari ka dëmtuar edhe furgonin e guidës. Mbi të tashmë rëndojnë akuzat e kanosjes dhe shkatërrimit të pronës.

Tv Klan