Shijak, Durrës | Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan Astrit Keçin, 52 vjeç dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasve Xhulio Keçi 20 vjeç dhe Kleart Keçi, 22 vjeç, banues në Shijak, Durrës (me lidhje familjare).

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete të forta Denis Gjecin, 25 vjeç, banues në Pjezë, Shijak, Durrës, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në trup. Gjithashtu, këta shtetas, gjatë largimit nga vendngjarja dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri në Shijak, duke prishur qetësinë publike.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë dhe gjatë shoqërimit të personave që mund të kishin dijeni për ngjarjen e ndodhur, Fabian Çalliku ka kundërshtuar me dhunë forcat e Policisë.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë Fabian Çallikun, 25 vjeç, si dhe u shpall në kërkim vëllai tij, Amadeo Çalliku, 25 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, në ngarkim të shtetasve Astrit Keçi, Xhulio Keçi dhe Kleart Keçi, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, si dhe në ngarkim të shtetasve Fabian Çalliku dhe Amadeo Çalliku, 25 vjeç, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”./tvklan.al