Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 44- vjeçar, pasi ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike në mënyrë të vazhdueshme dhe në prezencë të fëmijëve ndaj bashkëshortes së tij.

Në pranga ka rënë Fatmir  Kolecaj, banues në Zejmen në Lezhë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tij, iu gjet një armë zjarri pushkë model 56 me 11 fishekë brenda në pushkë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Dhuna në familje ” “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”./tvklan.al