Është arrestuar mëngjesin e sotëm një 27- vjeçar nga Shkodra, pasi ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Vasil Shanto të qytetit, ku në ambientet e  një lokali, 27-vjeçari me inicialet  F. L. ka dhunuar fizikisht  27-vjeçaren, e cila rezulton të jetë ish-bashkëshortja e tij.

Materialet i kanë kaluan Prokurorisë së Shkodrës, ndërsa nuk dihen motivet e sherrit. /tvklan.al