Një 40 vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ditën e hënë në lagjen ”28 Nëntori”,  Vlorë në banesë, ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht nënën e tij  64 vjeçare me inicialet E.K duke thyer edhe Urdhër Mbrojtjen e saj.

Në pranga ka rënë Armand Sherifi, 40 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu Sherifi po në të njëjtën banesë ka dhunuar vëllanë e tij 32 vjeçarin B.Sherifi. 

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndaj tij për veprime të mëtejshme.

/tvklan.al