Dhunonin bashkëshortet, dy të arrestuar

Dhunonin bashkëshortet, dy të arrestuar

13:23 24/04/2016

Dhuna në familje, e sidomos dhuna ndaj grave vazhdon të mbetet një shqetësim. Dy persona janë arrestuar nga policia  e Tiranës, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve.

Kujtim Rrushi, 44 vjeç, ishte shpallur në kërkim pasi në 17 prill  ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, 45-vjeçaren V. Rrushi.

Gjithashtu në pranga ka përfunduar edhe 30-vjeçari Qerim Mulgeci. Ky i fundit për motive të dobëta ka dhunuar bashkëshorten në banesë, 26-vjeçaren E. Mulgeci. Ndaj dy grave është dhënë urdhër mbrojtjeje nga policia. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT