Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka dhunuar bashkëshorten. Policia pas kallëzimit të bërë nga një bashkëshortja e Sh. K., se ai ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, ka shkuar në banesë dhe kanë bërë arrestimin e tij.

Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar nga në banesën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Tashmë 44-vjeçari akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Dhuna në familje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al