Një 46-vjeçar nga Mirdita është arrestuar nga uniformat blu pas denoncimit nga bashkëshortja e tij.

I arrestuari me iniciale A.SH. dhunonte gruan fizikisht dhe psikologjikisht në prani të fëmijëve. Mbrëmjen e së premtes, bashkëshortja njoftoi policinë dhe uniformat blu mbërritën menjëherë në vendngjarje.

46-vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe sekuestrua një kallashnikov dhe një sasi fishekësh luftarakë. Ai akuzohet për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje. /tvklan.al