Një shqiptar është vënë në pranga nga karabinerët italianë, pasi ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij.

37- vjeçari shqiptar, i cili jeton në Parma, prej kohësh dhunonte gruan e tij në sy të fëmijëve, madje e ka kërcënuar me vdekje.  Policia, pasi ka arrestuar shqiptarin sekuestroi dhe një thikë me të cilën kishte kërcënuar gruan e tij.

Mbi 37-vjeçarin shqiptar rëndon dhe një akuzë tjetër, ajo e lëndëve narkotike, përveç asaj të dhunës në familje.

/tvklan.al