Dhurata Dora vjen me një këngë të re. Bëhet fjalë për një bashkëpunim me një nga këngetarët më të njohur francez, Maitre Gims. 

Kënga do të mbajë titullin “Te Quiero” dhe do të jetë pjesë e albumit më të ri të Gims. Momentalisht është publikuar vetëm version audio.

Dhurata zbuloi disa detaje nga klipi i ri, i cili nuk është lançuar ende,  me anë të disa postimeve në Instagram ku tregon lukun që do të ketë në  videoklip.

Këngëtarja ka arritur të fitojë pëlqimin e njerëzve me muzikën franceze pas bashkëpunimit me Solking. Një super hit që mori mbi 344 milionë klikime.

Mesa duket pas kësaj arritje, Dhurata vendosi t’i vazhdojë bashkëpunimet me këngëtarët  francezë, ku suksesi i saj është i garantuar. Ky është investim me mend dhe frytdhënës, sepse shumë shpejt këngëtarja po merr famë ndërkombëtare.    

Klan Plus