Dy këngëtarët e njohur, reperi Noizy dhe Dhurata Dora do të publikojnë të enjten këngën e tyre “Mi Amor”. Dy këngëtarët njoftuan në profilet e tyre në rrjetet sociale se kënga do të publikohet në orën 23:59.

Ky është bashkëpunimi i tyre i parë dhe fansat mezi po e presin publikimin e kësaj kënge, që shumë shpejt pritet të kthehet në hit.

Projekti i fundit i Dhurata Dora ishte bashkëpunimi me GIMS “Only You”, ndërsa për Noizy-n vera nisi me “Ti ti” bashkëpunim me Elgit Doda, vazhdoi me “Tunde”, “Murderer” bashkëpunim me këngëtaren Arilena Ara dhe pak ditë më parë “Te lagja” me dy anëtarët e tjerë të OTR, Varrosi dhe Lil Koli.

Nuk na mbetet veçse të presim ditën e enjte për të dëgjuar këngën e Noizy dhe Dhurata Dora. /tvklan.al