Ditën e sotme këngëtarja e njohur Dhurata Dora, feston sot 28 vjetorin e saj. Për shkak të pandemisë ajo nuk mund të organizojë një festë gjigande me miqtë dhe të afërmit, por sërish është e lumtur sepse ajo e feston këtë ditë me suksesin e saj në muzikë.

Së fundmi, Dhurata ka publikuar këngën e re të titulluar “Harrom” dhe ka patur një sukses të madh. Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja shprehet se nuk mund ta festojë më mirë sesa kaq ditëlindjen duke marrë 1 milion shikime nga kënga e saj më e re dhe më e preferuar.

“Ditëlindja ime s’mund të bëhej më e mirë se kaq! 1 milion klikime në “Harrom”, një prej këngëve të mia më të dashura dhe më të ndjera. Faleminderit për mbështetjen tuaj pa kushte, s’do t’ju zhgënjej dhe do të punoj gjithmonë më fort. Faleminderit”, shkruan Dhurata.