Cristiano Ronaldo festoi ditëlindjen e dhjetë të djalit të tij, Cristiano Jr.

Ikona e futbollit ndau për fansat në rrjetet sociale një foto mjaft të ëmbël së bashku me djalin e tij dhe bashkëngjitur shkruan, se ai është burimi i gëzimit të tij.

As nuk mund të besoj se djali im është 10 vjeç! Ndërsa koha kalon, ti ke qenë gjithmonë një burim krenarie për babin, që të do kaq shumë. Urime, qenush! Një ditë të lumtur! Te dua shumë”.

Cristiano së fundmi nxori një version të ri të ri të takave sportive të futbollit “Mercurial Safari”, që për herë të parë dolën në treg pikërisht kur lindi djali i tij.

Prandaj në këtë 10-vjetor, ai i dhuroi djalit të tij një palë të tilla, si dhuratë për ditëlindje./tvklan.al