Dhurata e veçantë nga Ertugrul për dasmë – TV KLAN

Dhurata e veçantë nga Ertugrul për dasmë

Futbollisti gjerman me origjinë turke i Arsenal, Mesut Ozil, po përgatitet të kurorëzohet në martesë me aktoren dhe modelen turke, Amine Gulse.

Me këtë rast, aktori Engin Altan Düzyatan, i cili luan rolin e Ertugrul në serialin me të njëjtin emër, ka menduar një dhuratë të vecantë për çiftin, i cili njihet për pasionin e madh pas këtij seriali.

“Haberturk” raporton Düzyatan u ka dhuruar atyre një kostum të blinduar, të cilin e ka përdorur gjatë xhirimeve të serialit që ka thyer rekorde shikueshmërie.

Para pak kohësh, Ozil dhe Gulse, vizituan sheshin e xhirimeve të serialit “Ertugrul”, ku takuan aktorët kryesorë.

Mesut Ozil dhe Amine Gulse, të cilët u fejuan dy vite më parë, po bëjnë edhe përgatitjetet e fundit për dasmën e cila raportohet se do të mbahet mbrëmjen e 7 Qershorit, në Stamboll. I pranishëm si dëshmitar martese në ceremoni pritet të jetë edhe Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan./tvklan.al

Kategori
ShowBizTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione