“Dhurata më e bukur për mua ka qenë kur më dhanë çekiç”

Posta

“Dhurata më e bukur për mua ka qenë kur më dhanë çekiç”

21:33 19/10/2019

Genta, vajza e cila ndërton anije prej druri

Dy vite më parë, ajo përfundoi së ndërtuari dy anijet e para për të.

Genta Ahmetaj, bija e një inxhinieri anijesh, jo vetëm ka trashëguar mjeshtërinë e të atit, por më shumë se çdo gjë tjetër pasionin e tij të çmendur.

Sot bashkë me të atin Genta ka mundur të sjellë në jetë një prej ëndrrave të hershme të tyre, hapjen e një punishte ku të ndërtojnë varka të realizuara thuajse krejtësisht me dorë.

“Në përgjithësi, gocat tërhiqen nga kukullat. Dhurata më e bukur për mua ka qenë kur më dhanë çekiç dhe fillova të imitoja babain”, rrëfen Genta për “Jo Vetëm Modë”.

Normalisht jam treguar një çik baba egoist, kam insistuar, nuk e di sesi e gjykon ajo në vetvete. Kam pasur një dhomë, 4 me 4 të cilën e kisha kthyer në një lloj punishteje. E merrja me vete, rrinte atje, e sëmura edhe atë”, tregon babai i Gentës, Agim Ahmetaj.

Por cila ka qenë puna e parë e Gentës?

“Ndërtimi i shtëpisë tonë të drurit, bashkë me babain, kështu që unë kam pasur rolin e ndihmëses. Modelet e varkave, unë e kam nisur me një varkë me velë, model i thjeshtë”.

Genta tregon gjithashtu se në punishten e saj, në 3 vjet janë ndërtuar 8 modele të nxjerra në treg, ndërsa në total ajo numëron 30 varka./tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT