Kur vajza e Cardi B, Kulture festoi ditëlindjen e saj në Korrik, menduam se festa e saj e ditëlindjes ishte tepër luksoze pasi prindërit nuk u kursyen aspak me shpenzimet.

Por, Cardi postoi një foto të 3-vjeçares, të veshur me një kostum të verdhë, varësen e saj të ditëlindjes të mbuluar në diamante ashtu si byzylykët e saj, bashkë me dhuratën e saj të re. Zakonisht fëmijët marrin lodra apo veshje, por tashmë e dimë që mami Cardi i tejkalon të zakonshmet dhe i ka dhuruar vogëlushes një çantë “Hermes Birkin” që kushton 48 mijë dollarë.

Çanta është në ngjyrë të verdhë dhe mbi të ndodhen 30.000 kristale Swarowski me ngjyra dhe madhësi të ndryshme, të kompozuar në trajtën e ylberit. Në të vërtetë, Kulture kishte parë një çantë me dizajnin e ylberit në një dyqan me çmime shumë më të përballueshme, por Cardi i bëri gjërat sipas mënyrës së saj dhe i shtoi pak shkëlqim dhe shumë para mbi të./tvklan.al