Dhurata e Real Madridit për Carlo Ancelottin quhet Kylian Mbappe. E ardhmja e talentit 22-vjeçar është e paqartë te PSG-ja, ndërsa atij i ka ngelur edhe një vit kontratë. Parisienët po bisedojnë për rinovimin, por deri më tani marrëveshje nuk ka pasur.

“Los Blankos” e ndjekin prej kohësh, ndërkohë që synimi është t’i dhurojnë trajnerit italian një ekip me moshë më të re, krahasuar me emrat aktualë.

Karim Benzema ishte futbollisti më i mirë i “Galaktikëve” sezonin që sapo u mbyll, por presidenti Florentino Perez e di mirë se francezi, tani 33 vjeç, do ta ketë të vështirë që ta mbajë këtë rendiment. Atij i duhet një futbollist tek i cili të besojë për një kohë të gjatë dhe Mbappe është njeriu i duhur.

E nëse Reali ia arrin, kjo do të sjellë edhe dy lëvizje të tjera në merkato, raporton “Gazzetta dello Sport”. Klubi parisien do tentojë që në sulm të sjellë Cristiano Ronaldon. Protugezit i ka ngelur edhe një vit kontratë me Juven.

Ylli portugez po shikon ofertat e tij, por një aventurë në Francë atij i duket joshëse. Vetë “Zonja e Vjetër” do ta nxiste këtë tranferim, pasi trajneri i ri Masimiliano Allegri dëshiron të sjellë në Serinë A, Mauro Icardin.

Sulmuesi argjentinas u kritikua pas eliminimit të klubit parisien nga Liga e Kampioneve.

Klan News