Anila, protagonistja e radhës në “3 Ditë me 5 Yje” dhe bashkëshorti i saj, Altini e nisën marrëdhënien si shokë dhe sot janë prindër të 3 fëmijëve. Pasi ndau me rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, humbjen e vjehrrit të ndjerë me të cilin ka patur një marrëdhënie të ngushtë, Anila nuk i ndal lotët. Ajo kujton momentin e ardhjes në jetë të vajzës së madhe, Ansel që përveç gëzimit solli edhe sfida të forta për familjen.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë Ansel erdhi në jetë.

Anila: Po.

Ardit Gjebrea: Si ndryshoi jeta jote?

Anila: Ishte dhurata më e bukur që mund të më ndodhte.

Altin: Nisën edhe jashtëzakonisht sfida…

Anila: Sepse Anseli u diagnostikua me një sëmundje për të cilën duhej të bëhej një ndërhyrje në moshën 1 vjeç. Sot jam e lumtur që Anseli gëzon një shëndet shumë të mirë.

Ardit Gjebrea: Tani çfarë pyetjesh të të bëj unë që mos të qash më? Kur e ke puthur Altinin për herë të parë? Dhe mos më thuaj që do qashs.

Anila: Jo, jo, jo, nuk do qaj. Altinin për herë të parë? Te materniteti.

Ardit Gjebrea: Si te materniteti?

Altin: Përballë Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Anila: Dhe puthja e rrëmbyer e imja nga Altini ka qenë pikërisht aty.

Altin: Pra ka qenë po dhe puthje e parë direkt./tvklan.al