Shqipëria ka marrë dhe 20 mijë doza të tjera vaksinash. Këtë herë vaksinat nuk janë të blera, por dhuratë nga Kroacia.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shprehet se vaksinat janë AstraZeneca.

20.000 doza vaksine AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Shqipëri, falë mbështetjes së qeverisë kroate”, njofton Manastirliu.

Më tej ministrja shton se tashmë në vend kanë mbërritur 1,699,410 doza vaksinash dhe do vijohet përpasra me vaksinimin masiv.

Me 1,699,410 vaksina antiCOVID që kanë mbërritur deri tani dhe sasi të tjera që do të vijnë, jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit anticovid”, mbyll reagimin numri një i shëndetësisë./tvklan.al