Ish-gruaja e Jeff Bezos, MacKenzie Scott, është ndër 18 më të pasurat e botës

MacKenzie Scott, ish-gruaja e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, ka dhuruar 4 .2 miliard2 dollarë për bankat e ushqimit dhe fondet e ndihmës emergjente. Scott është shprehur se kjo ndihmë shkon për të gjithë amerikanët që po luftojnë me këtë pandemi vdekjeprurëse. 

MacKenzie është personi i 18-të më i pasur në botë, ku pasura e saj u rrit me 23,6 miliardë dollarë këtë vit. Pjesa më e madhe e pasurisë së saj vjen nga  Bezos, i cili është njeriu më i pasur në botë dhe shefi ekzekutiv i Amazon.

Nëpërmjet një postimi në blogun e saj, ajo shkruan se humbjet ekonomike dhe vdekshmëria ka prekur më shumë gratë, njerëzit me ngjyrë dhe njerëzit që jetojnë në varfëri. Ndërkohë që pandemia ka rritur ndjeshëm pasurinë e miliarderëve.

Scott dhuroi 1.7 miliardë dollarë për 116 organizata bamirësie në Korrik dhe bëri thirrje atyre që ndihmat të shkojnë në vendin e duhur. 

Donacionet që ish-gruaja e Jeff Bezos dhuroi përgjatë këtij viti u përqendruan tek komunitetet që përballen me pasiguri të lartë ushqimore, pabarazi racore, nivele të larta të varfërisë dhe qasje të ulët në kapital filantropik.

Vitin e kaluar, ajo nënshkroi marrëveshjen me Betimin e Dhënies, duke premtuar të jepte pjesën më të madhe të pasurisë së saj.

Betimi i Dhënies është një organizatë e krijuar nga individë dhe familje më të pasura të botës ku pjesën më të madhe të pasurisë e dhurojnë për të varfërit.

Këtë vit ka pasur një numër relativisht të lartë të dhurimit të donacioneve nga të famshëm, yje sportivë dhe drejtues biznesi të cilët iu përgjigjen pandemisë Covid-19 dhe pasojat që ajo po shkakton në të gjithë botën.

Bill Gates dhe gruaja e tij Melinda dhuruan 305 milionë dollarë për vaksinat, trajtimin dhe zhvillimin e diagnostikimit përmes fondacionit të tyre bamirës.

Klan Plus