Vetëm Quentin Tarantino mund të bënte bashkë dy yje të Hollivudit si Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt. Once Upon a Time in Hollywood titullohet filmi që do ketë protagonistë dy aktorët dhe kjo është fotoja e parë e dyve nga sheshxhirimi.

Filmi tregon një histori të ndodhur në Los Angelos në 1969, në kulmin e lëvizjes hipi në Hollywood.

Rick Dalton, interpretuar nga DiCaprio, ish-aktor i suksesshëm i një seriali televiziv dhe kundërfigura e tij, njëkohësisht mik prej vitesh Cliff Booth, interpretuar nga Pitt kanë vështirësi të depërtojnë në një Hollivud që nuk e njohin më, por Rick ka një fqinje shumë të famshme Sharon Tate, e cila vritet në mënyrë makabre në muajin e tetë të shtatzënisë.

Filmi, që do të dalë në kinema më 9 Gusht 2019, ka një kast yjesh si Al Pacino, Burt Reynolds dhe Dakota Fanning.

Tv Klan