Një studim i kryer së fundmi tregon se kur individët diagnostikohen me diabet të tipit 2, përdorimi i ilaçeve për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare ka një ndikim të madh për të shmangur rrezikun e sulmeve në zemër dhe vdekjen e parakohshme.

Njerëzit me diabet të tipit 2 kanë dy herë më shumë shanse të pësojnë sulm në zemër ose të vdesin nga sëmundje të zemrës, krahasuar me njerëzit pa diabet.

Sipas studimit, rreziku i sulmit në zemër dhe vdekjes së parakohshme në mesin e pacientëve me diabet tip 2 të diagnostikuar rishtas dhe pa sëmundje të mëparshme kardiovaskulare është përgjysmuar nga viti 1996 në vitin 2011. Në të njëjtën periudhë, sulmet në zemër dhe vdekjet në rradhët e pacientëve me diabet është ulur ndjeshëm.

Ekspertët shprehen se përveç përdorimit të ilaçeve parandaluese, faktorë të tjerë që mund të kenë ndikuar në uljen e sulmit në zemër dhe vdekjes së parakohshme pëfshijnë kontrollin më të rreptë të diabetit dhe ndryshimet në stilin e jetës, si: ndërprerja e pirjes së duhanit, aktiviteti fizik dhe ushqimi më i shëndetshëm. /tvklan.al