Diabeti tip 1, si ndihmojnë dietat me bazë bimore në rregullimin e tij



Diabeti tip 1, si ndihmojnë dietat me bazë bimore në rregullimin e tij

22:35 27/07/2020

Dietat me bazë bimore mund të përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe treguesve të tjerë shëndetësorë te njerëzit me diabet të tipit 1, sipas dy studimeve të publikuara në Journal of Diabetes & Metabolism.

Një paciente femër e cila u diagnostikua me diabet tip 1 në vitin 2018, A1c e saj ishte 8.7%, fillimisht  filloi të rregulloi dietën e saj ushqimore, duke ulur karbohidratet, (më pak se 30 gram karbohidrate në ditë).

Mjekët vunë re se sheqeri i saj në gjak u stabilizua, por ajo kishte nevojë për më shumë insulinë për gram për karbohidratet që konsumonte. Kolesteroli i saj i përgjithshëm gjithashtu u rrit nga 175 në 221 mg.

Në Janar 2019, kaloi në një dietë me bazë bimore, duke eliminuar produktet e qumështit, vezët dhe mishin. Pacientja arriti që të zvogëlojë dozën e saj të insulinës, të ruajë nivelin A1c në 5.4% dhe të ulë nivelin e kolesterolit në 158 mg.

Sipas hulumtuesve kjo dietë ndihmon në përmirësimin e rezultateve të këtij lloj diabeti. /tvklan.al




Të ngjashme