Kjo vazhdon të jetë kërkesa e parë e personave që jetojnë me diabet. Edhe këtë vit në ditën botërore të diabetit, apeli i drejtuar qeverise është për rimbursimin e fishave, pasi shume prej të sëmurëve nuk i kanë mundësite duke bërë që të mos e kontrollojnë dot ecurinë e sëmundjes.

Edhe të rinjtë përballen me të njëjtin problem.

Analizat janë një tjetër problem i personave me diabet. Kostoja mujore për një person me diabet, e tejkalon gjysmën e  pagës minimale.

Në vendin tonë janë rreth 100 mijë persona të prekur nga diabeti që marrin mjekim, por ekspertet e konsiderojnë diabetin si sëmundja e heshtur dhe besohet se shumë nuk e dinë që janë të prekur.

Tv Klan