Dialogu, Abdixhiku-Kurtit: Do t’i kërkojmë që të ushtrojë rolin e tij kushtetues



Dialogu, Abdixhiku-Kurtit: Do t’i kërkojmë që të ushtrojë rolin e tij kushtetues

09:23 07/05/2021

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se si parti opozitare do t’i kërkojnë Kryeministrit Albin Kurti, ta ushtrojë rolin e tij kushtetues në raport me çështjen e dialogut me Serbinë. Sipas tij, negociatat Kosovë-Serbi, nuk kanë alternativë dhe duhet të jetë patjetër prioritet ndryshe nga siç thoshte vet Kryeministri Albin Kurti, njofton Klan Kosova.

”Unë s’mund të flas në emër të Administratës Amerikane. Por ajo çfarë mund të flas është në emër të interesave të territorit të Kosovës. E di që Administrata Amerikane nuk detyron zgjidhje që nuk janë në pajtim të plotë me vullnetin politik në vend. Si parti opozitare do t’i kërkojmë Kryeministrit që të ushtrojë rolin e tij kushtetues”.

”E ka obligim kushtetues, nuk ka zgjidhje, nuk ka alternativë. Nuk mund të thotë Kryeministri [Albin Kurti] ”është prioritet i imi i pestë e i gjashtë dialogu”. Prioritet i pari doli të jetë, pra para pandemisë. Nuk jemi në politikë për aplauz. Për aplauz e kemi cirkun. Politikën e kemi me marrë vendime të vështira për interes të vendit. Nëse në fund ka një zgjidhje të mirë për Kosovën, jam i bindur që çdo parti politike shqiptare do ta mbështes. Ne jemi brenda dialogut në Parlament, aty ku na ka vendosur qytetari i Kosovës, e ku e kemi vendin”./klankosova







Të ngjashme