Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Kemi bërë hapa para



Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Kemi bërë hapa para

18:57 29/10/2020

I Dërguari i Posaçëm i Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi premton se  bisedimet mes dy vende po shkojnë shumë mirë.

Në një reagim në mediat sociale pas një takimi të zhvilluar në Bruksel mes tij dhe dy kryenegociatorëve, ai shprehet se janë bëra hapa para.

Sot ne bëmë një hap tjetër drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim duke mbajtur edhe raundin e dytë të bisedimeve mbi pretendimet financiare dhe pronën. Po ashtu ishte hera e parë që kryenegociatori i ri serb Petar Petkoviç iu bashkua diskutimeve tona. Vazhdojmë shumë shpejti”, ka shkruar Lajçak.

Sot në Bruksel është zhvilluar raundi i radhës i bisedimeve në nivel teknik mes Lajçak, Skënder Hysenit dhe Pater Petkoviç./tvklan.al




Të ngjashme