Pas zgjedhjeve reagon Vuçiç: Shteti gjithsesi i gatshëm për bisedime

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë gjatë një ceremonie në kryeqytetin serb se Serbia do të ruajë interesat e saj në dialogun me Kosovën, pavarësisht që sipas tij, situata është mjaft e pa shpresë.

Vuçiç tha se shteti i tij është i gatshëm për bisedime dhe për të dialogu është gjëja më e rëndësishme.

“Nuk kam përgjigjen e duhur. E shoh që edhe çështjet tona të brendshme i zgjidh Albin Kurti, i cili është bërë i ndjeshëm dhe flet se si duhet të duket Serbia, kush duhet të jetë në pushtet dhe gjëra të tjera. Të gjithë janë të zgjuar dhe të fortë, por ne heshtim dhe e dimë se cilat janë interesat tona”, tha Vuçiç.

Vuçiç është përgjigjur në mundësinë e një formati të ri të dialogut të inicuar nga SHBA dhe Bashkimi Evropian, duke thënë që shqiptarët nuk janë të interesuar për dialog.

“Përfaqësuesit serb nuk janë ata që nuk marrin 0.65 për qind, por ata që i marrin 95 për qind. Janë munduar ata që të instalojnë serbët e tyre, por e jona është të luftojmë për popullin tonë, shtetin tonë. Për ne gjithçka është e vështirë, kurse ata thonë që për ta është e lehtë. Do ta shohim sa e lehtë” , u shpreh Vuçiç. 

Ky është komenti i parë i krerëve serb lidhur me dialogun që pas zgjedhjeve në Kosovë. Vuçiç, disa herë ka shprehur dyshime lidhur me mundësinë e një marrëveshje përfundimtare që mund të sjellë njohjen reciproke.  

Klan News